Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm.Qëllimi I këtij procesi është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.
Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar janë shenjat kryesore se në organizëm ka një inflamacion. Kjo tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin. E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj.
Ai mund të nxitet si pasojë e ekspozimit ndaj toksinave por edhe stresit, obezitetit dhe çrregullimeve autoimunitare. Në raste të tilla, procesi i shërimit nuk shkon normalisht por inflamacioni qëndron aktiv duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës, artritit, depresionit, sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe kancerit.
Dy kategoritë e inflamacionit
Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.
Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi, ndërsa inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.
Ushqimet më të mira kundër inflamacionit
Studiues të ndryshëm kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.
Bëhet fjalë për:
- Frutat dhe perimet (6 racione në ditë)
- Çarjat bimorë (3 filxhanë në ditë)
- Kafeja (2 filxhanë në ditë)
- Buka me drithë të plotë (2 feta në ditë)
- Musli (më pak se një racion në ditë)
- Djathi me pak yndyrë (një racion në ditë)
- Vaji i ullirit
- Çokollata (një racion)
Ushqimet që nxisin inflamacionin
Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm:
Mishi i kuq i përpunuar
Patatinat
Pijet industriale
Yndyrnat e përpunuara
Ëmbëlsirat industriale.