Zyba bëri presion direkt ndaj drejtorit, na pengoi edhe të bashkëbisedojmë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetarja Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se  pas dështimit të raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, deputeti i VV-së, Salih Zyba i ka penguar të bashkëbisedojnë, si dhe ka bërë presion direkt ndaj drejtorit, raporton Shqip.

“E patë se çka ndodhi në mbledhje, u pengua që të mbahet mbledhja. Duke ndjekur me shqetësim raportimet e mediave ndaj AKI-së, e thirrëm një mbledhje.

“Komisioni me mbështetjen e 1/3 të komisionit, ka ftuar drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti për raportimet se disa gazetarë po përndiqen nga zyrtarë të AKI-së dhe ndikimin e Dejona Mihalit në disa institutcione të rëndësishme”.

>

“Misioni i AKI-së është mbrojtja e sigurisë së Kosovës”.

Ajo ka thënë se megjithëse u pengua mbajtja e mbledhjes së Komisionit, ajo ka pasur një bashkëbisedim me Ajetin, gjë e cila, siç deklaroi ajo, u pengua sërish nga deputeti i VV-së, Salih Zyba.

“E potencova, që pati tentime që të pengohet edhe bashkëbisedimi me drejtorin Ajeti, nga deputeti i VV-së, Salih Zyba. Përveç pengesës sime, bëri presion direkt ndaj drejtorit të AKI-së”.

You may also like