Në një klub në Nürensdorf të enjten mbrëma, Policia e Kantonit të Cyrihut arrestoi nëntë persona
Siç njoftoi të enjten Policia e Kantonit të Cyrihut, pas disa hetimeve të mëparshme në të cilat u konstatuan shkelje të ndryshme të Ligjit për të huajt dhe integrimin dhe Ligjin e gastonomisë, ata mbrëmë organizuan një kontroll tjetër në një klub në Nürensdorf ZH.
Aty u gjetën shtatë gra që punonin ilegalisht për t`i argëtuar mysafirët apo si punonjëse shërbimi. Një muzikant që performonte në klub ndodhej ilegalisht në Zvicër. Sipas policisë personat nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune, transmeton portali Shtegu.
Janë arrestuar shqiptaret dhe një burrë të moshës 21 deri në 43 vjeç. Të gjithë ata janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Winterthur/Unterland dhe më pas në zyrën e migracionit për shqyrtimin e masave sipas Ligjit për të huajt. Punëdhënësi, një grua zvicerane 48-vjeçare nga rrethi Bülach, duhet t’i përgjigjet prokurorit publik përgjegjës për promovimin e qëndrimit të paligjshëm.