“Zonja e Vjetër” kërkon rikthimin te fitorja, publikohen formacionet e sfidës Juventus-Udinese

by admin

Pas një barazimi, ndaj “Të Kaltërve”, të Empoli dhe humbjes ndaj rivalëve për titull, “Zikaltërve” të Inter, mbrëmjen e kësaj të hëne, “Bardhezinjtë” e Juventus do të tentojnë rikthimin te fitorja, teksa në orën 20:45 do të presin, në “Allianz Stadium”, të Torinos, “Bardhezinjtë” e tjerë, të Serie A, Udinese.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Massimiliano Allegri i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 3-5-2, ku në portë është vendosur polaku, Szczesny e para tij në mbrojtje Gatti, Bremer e Alex Sandro. Në krahët e mesfushës janë Timothy Weah e Andrea Cambiaso, me qendrën që mbulohet nga McKennie, Locatelli e Adrien Rabiot, ndërsa sulmi me dy përbëhet nga Arkadiusz Milik e Federico Chiesa.

Në krahun tjetër, tekniku, Gabriele Coffi i ka pozicionuar “Bardhezinjtë” e tij, me formacionin 3-5-1-1, ku në portë është vendosur Okoye e para tij në mbrojtje Kristensen, Giannetti e Perez. Në krahët e mesfushës janë Kingsley Ehizibue e Zemura, ndërsa në qendër vendosen Walace, Lovric e Samardzic. Para tyre është vendosur “fantazisti”, Florain Thauvin, ndërsa i vetëm në sulm është italian, Lorenzo Lucca. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

You may also like