Zikaltrit e pësojnë nga ajri, Inzagi ka “recetën” për të zgjidhur problemin

by admin
Spread the love

Simone Inzagi ka mbajtur shënimet përpara sesa të flejë. Në çdo fletë të bllokut të tij është shkruar: Faza mbrojtëse.

Një problem që është duke e futur në mendime të thella trajnerin zikaltër. Interi ka shënuar 10 gola për një javë, por ka pësuar 4 (Udineze dhe Torino). Fajet janë individuale. Nëse në Champions, mbrojtja zikaltër ka ditur që të qëndrojë solide dhe e fortë, sidomos ndaj Sitit, në kampionat ka vështirësi.

GOLAT E PËSUAR- Trendi në fakt është në linjë me sezonet e tjera. Nëse heqim vitin e kaluar, Interi ka pësuar 8 gola në 7 javët e para të sezonit 2021-2022, 11 në atë përpara tij dhe 9 këtë sezon. Vetëm në vitin e titullit kampion me Inzagin pësoi vetëm 3. Interi shënon shumë, por edhe pëson shumë. Gjithmonë mbrojtja duket se humbet vëmendjen. Goli i Zapatës është prova më e mirë. Zikaltrit kanë pësuar gol, kur ishin të vendosur mirë dhe pak sekonda pasi kishin shënuar golin e 2-0. Bisek është ai që akuzohet këtë herë, që luajti nga minuta e parë në vendin e Pavarit. Nga ajo anë skuadra e Inzagit vuajti shumë. Pas pak sekondash, Riçi vendosi në provë Zomerin.

SHUMË RASTE- Problemi me sa duket lidhet me strukturën e klubit. Këtë sezon, zikaltrit ndërtojnë aksionet në një zonë më të avancuar. Bastoni dhe Pavar luajnë në linjën e lojtarëve të krahut, sidomos francezi. Dhe kundërshtarët në tranzicion e kapin të pavendosur mirë. Një tjetër njollë e zezë janë goditjet standarde. Interi ka pësuar 3 gola nga situata të ngjashme me krosime. Po ashtu edhe 2 penallti të shkaktuara. Në krahasim me sezonin e kaluar, diçka është krisur.

Zomer kishte pësuar 9 gola në fundin e sezonit 2023- 2024. Është një metamorfozë e rëndësishme. Nëse ndërtimi i aksioneve është për notën 10, diçka duhet ndryshuar në prapavijë. Inzagi duhet të studiojë gjatë këtyre pushimeve… Është gjithçka çështje vëmendjeje dhe mund të zgjidhet. Interi i ka lojtarët ashtu si vitin e kaluar, moduli është i njëjtë dhe nuk pritet të ketë probleme për të ridimensionuar problemin e madh që ka në mbrojtje.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

You may also like