Zhgënjyes serial, Rafael Leao drejt divorcit me Milanin

by admin
Spread the love

Rafa Leao del nga fusha dhe Milani kalon menjëherë në epërsi, me zëvendësuesin e portugezit që jep asistimin për të kaluar Bryzhin.

Leao nuk luan asnjë minutë dhe Milani gjithashtu fiton me dhjetë lojtarë, ndaj Udinezes. Dy ndeshjet e fundit të luajtura në tre ditë diferencë kanë treguar një skuadër të gëzuar edhe pa sulmuesin e saj më të talentuar. Një grup që feston edhe nëse portugezi qëndron mënjanë, siç ndodhi edhe në Champions. Aktualisht, Milani duket si një skuadër që dëshiron të ringrihet edhe pa ndonjë dezertor.

RAPORTET – Përjashtimet ose zëvendësimet e Leaos rrjedhin nga detyrimi për të mbrojtur interesat e klubit dhe sezonin. Por duhet të shërbejnë edhe për të rizgjuar krenarinë e numrit 10, për ta bërë të kuptojë se nëse nuk është më i paprekshëm nuk është vetëm faji i trajnerit. Përtej cilësisë së përgjithshme, një ekip funksionon kur një trajner arrin të marrë të gjithë lojtarët pas vetes, për t’i bindur se ka vetëm një rrugë drejt suksesit dhe ajo duhet ndjekur në grup. Fonseka dhe Leao, pavarësisht deklaratave të detyrueshme sipërfaqësore, nuk janë në të njëjtën gjatësi vale, por trajneri po përpiqet të mos e humbë plotësisht bashkëkombësin e tij (dhe gjuha e përbashkët amtare duhet të lehtësojë disa takime kokë më kokë).

EDHE PËR PARA – Rafa është lojtari më i paguar në dhomën e zhveshjes së Milanit: me një rrogë prej shtatë milionë eurosh në vit. Ai ka edhe një klauzolë prej 175 milionësh, që do të thotë se nuk mund të blihet kollaj. Por ajo që vlen për çdo çift të lodhur vlen edhe për marrëdhëniet e futbollit: nëse nuk funksionojnë, duhet guximi për të ndryshuar. A nuk është më fitimprurëse marrëveshja? Ndarja do të ishte mirë për të dy.

>

Për të vërtetuar të kundërtën, Milani po e bën Leaon të punojë posaçërisht për goditjet, pavarësisht se dihet që përveç teknikës nevojitet edhe qasja e duhur. Rafa duhet të tregojë vazhdimësi, entuziazëm dhe performancë. Ka kohë deri në janar, ose maksimumi në qershorin e ardhshëm. Le të përdoret mirë, nëse Milanit i leverdis, por gjithmonë në dobi të skuadrës. Përndryshe, Leao le të dalë nga fusha dhe hierarkitë, rëndësi do të ketë vetëm grupi.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like