Zgjedhjet e 2025-ës afër – Si mbeti VV-ja pa pesë deputetë? – Shqip

by admin
Spread the love

Eman Rrahmani, Visar Korenica, Haki Abazi, Drita Millaku dhe Fatmir Humolli janë deputetët që kanë zgjedhur t’i ndajnë rrugët me Vetëvendosjen. Disa prej tyre kanë themeluar një nismë të re politike (Rrahmani e Korenica), një tjetër hyri në LDK-në e Lumir Abdixhikut (Millaku) e dy të tjerë ende s’dihet se çfarë do të veprojnë (Abazi e Humolli), teksa po afrohen zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Sidoqoftë, disa të tjerë janë krejt në një vijë me partinë. Madje, edhe dy kritikë të ashpër të dikurshëm të VV-së e Kurtit, sot vazhdojnë të jenë në parti. Dimal Basha dhe Armend Muja tash e meritojnë termin “ish-kritikë”, pasi dy deputetët e VV-së kanë qëndrime të ngjashme për pothuajse shumicën dërmuese të çështjeve.

>

Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu, pas Muja e Basha dikur kanë qenë kritikë të dalluar të VV-së, partinë që e drejton Kurti që nga themelimi, përjashtimisht tri viteve kur Visar Ymeri ishte kryetar, shkruan Nacionale.

Sot analisti Afrim Haliti ka rikthyer në vëmendjen e publikut nëj shkrim sulmues të Mujës kundër VV-së, ku mes të tjerash Muja paralajmëronte kallzim penal ndaj Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV dhe Aleksandar Vulinit, zëvendëskryeminsitrit serb të sanksionuar nga ShBA-ja.

You may also like