Zemërimi i Kantonasë pas largimit të Ferguson nga Mançester Junajtid: Skandal, meritoni të futeni në m…

by admin
Spread the love

Erik Kantona është shprehur në rrjetet sociale i zemëruar për vendimin e Mançester Junajtidit për të larguar Sër Aleks Fergusonin nga detyrat e ambasadorit të klubit.

Ferguson mbush 83 vjeç në dhjetor dhe roli i tij si ambasador global është një nga disa përgjegjësitë që konsumojnë shumë kohë, nga të cilat skocezi po tërhiqet. Lajmi vjen në kontekstin e një klubi i cili ka shënuar humbje financiare prej disa kohësh dhe ka vendosur të marrë disa masa për të ulur kostot.

>

“Sër Aleks Ferguson duhet të jetë në gjendje të bëjë gjithçka që dëshiron në klub deri në ditën kur të vdesë. Një mungesë kaq e madhe respekti,” shkruante legjenda franceze Kantona në “Instagram”. “Është krejtësisht skandaloze. Sër Aleks Ferguson do të jetë shefi im përgjithmonë! Dhe unë i hedh ata të gjithë në një thes të madh me m…”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like