Zemaj thotë se është e pafalshme të diskutohet në Kuvend për bukën e ushtarëve – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha në Kuvend se është e pafalshme që të diskutohet për ushqimin në FSK, raporton Shqip.

Siç tha ai, kjo nuk duhet të tolerohet dhe nuk duhet të shihet si një luftë “pozitë-opozitë”. Madje shtoi se nuk do të heshtin dhe nuk do t’i pranojnë faktet qe e kanë emrin mashtrim.

“Kjo as nuk është imagjinuar në ambiciet tona në liri dhe pavarësi dhe shtet-ndërtim, edhe atëherë kur jemi atakuar edhe atëherë kur jemi sunduar e kur jemi vra që mos me pas ushtri të rregullt dhe ushtri të Kosovës me njerëz profesionistë”.

“Sot kjo nuk duhet të tolerohet dhe nuk duhet të pranohet madje as të shihet si një luftë e jona pozitë opozitë por duhet të ketë reflektim mbi ndershmëri nëse ka mbetur pak. Është fakti pafalshëm që sot të diskutohet gjashtë vite pas transformimit të madh për ushtrinë e Kosovës. Ne nuk duhet të heshtim e as qytetarët nuk duhet t’i pranojnë këto fakte dhe këto fakte e kanë emrin mashtrim”, ka thënë Zemaj.

You may also like