Yamali kërcënon Realin – Shqip

by admin
Spread the love

Lamine Yamal po mahnit botën e futbollit me personalitetin e tij në fushën e lojës.

Megjithëse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi spanjoll po shkëlqen ne fushën e lojës me Barcelonën në këtë sezon.

Pas fitores 4:1 kundër Bajernit të Mynihut, adoleshenti i katalanasve ka deklaruar se dëshiron të kujtohet si nëj legjendë e historisë së këtij klubi.

Sa i përket ‘El Clasico’-s, Jamali është shprehur se Barcelona po e dëshmon se është ekipi më i mirë në botë dhe se do të tregojë gjithë forcën e vetë më Madrid.

>

“Dua të kujtohem si një legjendë në historinë e Barcelonës. Do të ishte e shkëlqyer të lija një trashëgimi.

Të qenurit pjesë e historisë së këtij klubi të madh është diçka e pabesueshme. “El Clasico”? Ne besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë. Po e dëshmojmë këtë.

Do të shkojmë me gjithë fuqinë tonë dhe letë fitojë ekipi më i mirë”, ka deklaruar Lamine Yamali.

You may also like