Yamal: Besojmë se jemi ekipi më i mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë

by admin
Spread the love

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores së thellë dhe bindëse ndaj Bayern Munich të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve 2024/25.

Ekipi i trajnerit Hansi Flick dhuroi një paraqitje mahnitëse dhe fitoi falë tri golave të Raphinha dhe një tjetër të Robert Lewandowskit.

Kjo fitore ka bërë që ylli i ri i Barçës, Yamal të ndihet krenar me ekipin e tij, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë.

>

“Para kësaj ndeshjeje [kundër Bayern Munichut] ne tashmë po ndiheshim shumë të sigurt”, ka thënë fillimisht Yamal për CBS Sports.

“Besojmë se jemi skuadra më e mirë në botë dhe mendoj se po e dëshmojmë”.

“Ne do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë [në El Clasico]”, përfundoi 17-vjeçari.

Ndryshe, katalunasit përballen me Real Madridin në Santiago Bernabeu të shtunën, më 26 tetor, nga ora 21:00.

You may also like