VV-ja nuk do që të zbardhet rasti Dehari, Haxhiu i quante të falsifikuara mostrat që u zhdukën – Shqip

by admin

Azdren Shala nga PSD-ja ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun se në kohën kur u vra Astrit Dehari në burg, ajo nuk u kishte besuar mostrave të tij, madje sipas Shalës të njëjtat, Haxhiu i quante “të falsifikuara”.

Shala në Politiko tha se rasti Dehari, po përdoret politikisht nga Vetëvendosje, për qëllime të saj sa herë ka nevojë.

“Ato epruveta që janë zhdukur, janë të ekzaminuara nga Insituti Zviceran. Në atë kohë, Albulena Haxhiu thoshte se ato mostra janë të falsifikuara. Pra, kemi të bëjmë me një qeveri që po e përdorë këtë rast. Po ndërton paranoja. VV-së i lëverdisë që të mos zgjidhet rasti Dehari”.

“Edhe unë mendoj që kurrë s’do të zgjidhet ky rast. Sepse po e përdorin sa herë kanë nevojë politikisht. Arsyeja e dytë është sepse këtyre në fund s’ju pëlqen rezultati se në cfarë rrethana ka vdekur Dehari në burg”, ka theksuar Shala.

You may also like