VMRO: Filipçe nuk është përgjigjur se si është kryer tenderi për spitalin modular në Tetovë

by admin
Spread the love

Për të ecur përpara duhet të kemi informacione për të kaluarën, ose më saktë se çfarë na ka lënë qeveria e LSDM-së, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Kryetari aktual i LSD-së, Venko Filipçe, në kohën e ministrisë së tij, përveç shqetësimit për ngritjen e tenderëve, nuk bëri asgjë për qytetarët, asnjë përmirësim në shëndetësi. Filipçe dhe shefi i kompanisë “Braco”, Koço Angjushev pak a shumë i injoruan akuzat dhe indikacionet se ata ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën të gjallë 14 persona.

Filipçe nuk është përgjigjur se si është kryer tenderi i diskutueshëm apo pse është bërë për prokurimin e pjesëve dhe jo të gjithë objektit, i cili ka anashkaluar protokollet e sigurisë.

Ne do ta ndryshojmë këtë Maqedoni! Paaftësia mbaron me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

MARKETING

-->



You may also like