Vlera e industrisë globale të gjysmëpërçuesve

by admin

Grafiku i mëposhtëm tregon kapitalizimin e tregut të të gjithë sektorit global të gjysmëpërcjellësve më 30 dhjetor 2024. Të dhënat janë marrë nga Companiesmarketcap.com dhe përfshijnë vetëm shoqëritë e kuotuara në bursë.

Nvidia është aktualisht kompania e gjysmëpërçuesve me vlerën më të madhe në botë, ndjekur nga Broadcom dhe TSMC.

 

Të dhënat dhe rezultatet kryesore

Shifrat e përdorura për të krijuar këtë grafik renditen në tabelën e mëposhtme.

Për të ruajtur lexueshmërinë, kompanitë përtej pragut të 30 të parave janë grupuar në grupin “kompani të tjera”.

Më 30 dhjetor 2024, kompanitë amerikane përfaqësonin 71.5% të kapitalizmit të tregut global të sektorit, edhe pse pjesa më e madhe e chip-ave të avancuar në të vërtetë nuk prodhohet në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, kryesimi amerikan buron nga përvoja në projektimin e chip-ave, në pronësinë intelektuale dhe në instrumentet software. Këto fusha përfaqësojnë pjesën më të madhe të përfitimit në zinxhirin e vlerës.

Pas SHBA-së, Tajvani mban pjesën e dytë më të madhe të vlerës së tregut, mbi të gjitha falë TSMC.

TSMC është prodhuesi kryesor me kontratë i gjysmëpërcjellësve në botë, ose prodhuesi i chip-ave të projektuar nga kompani të tjera (si Apple).

TSMC u bë një kompani 1 trilion dollarëshe në fund të vitit 2024, falë pozicionit dominues në prodhimin e chip-ave avangardë për Inteligjencën Artificiale, 5G dhe makinat elektrike.

 

Gjysmëpërçuesit fitojnë një tjetër kompani 1 trilion dollarë

Broadcom e mbylli vitin 2024 me bujë, pasi publikoi një raport me fitime të larta në dhjetor, si dhe njoftoi bashkëpunimin e saj të fundit me Apple për të prodhuar një çip IA.

Kompania po bashkëpunon me gjigantë të tjerë të teknologjisë për të projektuar infrastruktura me Inteligjencë Artificiale të personalizuara, e cila mund t’i rrisë të ardhurat e lidhura me IA në 90 miliardë dollarë në vit brenda 2027 (krahasuar me 12 miliardë dollarë aktualisht).

 

/ Visual Capitalist

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like