Oscar Piastri i dhuron Lando Norrisit fitoren në Garën e Sprintit në Sao Paulo, duke i lënë vendin shokut të tij të skuadrës dy xhiro larg flamurit me kuadrate.
Puna ekipore ishte e suksesshme në McLaren, ndërsa Max Verstappen humbi vendin e tretë, që kishte fituar në pistë pas garës, për shkak të një dënimi prej pesë sekondash të dhënë ndaj tij për mosrespektimin e shpejtësisë së caktuar (e ashtuquajtura “koha e deltës”) në fazën e makinës së sigurisë virtuale të shkaktuar nga ndalimi i Haas-Ferrarit të Nico Hulkenberg përgjatë pistës.
Charles Lecler, në shkalkan e tretë të podiumit, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, mbetet i pesti pas holandezit.
Në klasifikimin e përgjithshëm, diferenca e Norris ndaj Verstappen bie nga 47 në 44 pikë (367/323). I treti në Sprint dhe i treti në Kampionatin Botëror, Leclerc (297) paraprin Piastrin (258) dhe Sainz (244).
Në Kampionatin Botëror të Konstruktorëve, hapi prapa i Verstappen i lejon Ferrarit të rikuperojë një pikë ndaj McLarenit në garën për titullin e konstruktorëve. Klasifikimi i përgjithshëm thotë: McLaren 581 pikë, Ferrari 547 dhe Red Bull në 518.