Viti 2023 ishte një vit i gjatë, por me pak dasma nga yjet tanë…
E, disa nga figurat tona publike, e që i dhanë fund
beqarisë, janë, Luizi dhe Kiara, Arbana dhe Eduardi, Egliti dhe Klea, Argjenda Doci dhe Jetmiri, Ilirjana dhe Adri,
Venera dhe Lindi, Adelina Hasani dhe Besarti.
Dita-ditës dasmat po bëhen private me miq e familjarë dhe larg syrit medial.
Por, dy nga dasmat sivjet u bënë drejtpërdrejt me publikun: një në Shqipëri e një në Kosovë, në kuadër të “Big Brother”.
.
Luizi dhe Kiara
Një nga dasmat që bëri jehonë të madhe është ajo e Luizit dheKiarës. Dasmë kjo që u komentua shumë, ku, pas një rrugëtimi të shkurtër në një format televiziv,dyshja vendosi t’i thotë “PO”, njëritjetrit.
Kujtojmë se tash Luizi dhe Kiara janë në pritje të
ëmbël të një vajze
Arbana dhe Eduarti
Një dasmë pas shumë vite lidhje ishte edhe ajo e Arbanës dhe Eduartit.
Çifti dasmën vendosën ta bëjnë në Toskanë, larg syrit të mediave.
Ne një ambient tejet privat dhe luksoz, Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre.
Elgiti dhe Klea
Një dasmë e komentuar deri në detaje është ajo e Elgitit dhe Kleas.
Çifti këtë ditë të veçantë e bën publike me ndjekësit e tyre.
Bukurin dasmës ia shtoi edhe djali i tyre Kridi, shkruan “Kosovarja”.
Venera dhe Lindi
Një dasmë madhështore ishte edhe ajo e Venerës dhe Lindit.
Bëri bashkë shumë figura publike, por rregull ishte mos publikimi i dasmës në rrjete sociale.
Edhe pse çifti këtë ditë e shfrytëzoi të krijojnë disa hite muzikore dedikuar njëri-tjetrit.
Argjenda Doci dhe Jetmiri
Dasma që habiti ndjekësit ishte ajo e paparalajmëruar e Argjendës dhe
Jetmirit.
Lidhja u bë publike vetëm në ditën e dasmës!
Adri dhe Ilirjana
Një dasmë që u bë në syrin e mijëra shikuesve është ajo e Adrit dhe Ilirijanës.
“Big Brother Vip Kosova” organizoi dasmën deri në detaje, në mënyrë që çifti të shkëlqente më shumë se kurrë.
Të pranishëm ishin edhe prindërit e çiftit.
Adelina Hasani dhe Besarti
Një dasmë që u komentua shumëështë edhe ajo e gazetares dhe moderatores së njohur Adelina
Hasani.
Adelina vendosi që dashurinë e saj ta kurorëzojë në Maldive.
Por, nuk i mjaftoi kjo, meqë Adelina organizoi dasmë madhështore,
e cila ishte në fund të këtij viti.
“Kosovarja”.