Vinicius Jr nuk do ta fitojë Topin e Artë, Perez merr vendim drastik

by admin
Spread the love

Sonte do të ndahet çmimi më i vlefshëm në nivel individual për futbollistët, Topi i Artë. Kur të gjithë prisnin që ata ta fitojë sulmuesi i Real Madridit, Vinicus. Jr, pak orë para nisjes së ceremonisë kanë arritur zhvillime interesante në këtë drejtim.

Në fak, reprezentuesi brazilian nuk pritet që ta fitojë këtë çmim dhe ai e ka kuptuar tashmë këtë lajm dhe nuk do të udhëtojë fare drejtë Parisit, transmeton KosovaPress.

Topi i Artë kësaj radhe pritet që t’i jepet mesfushorit të Real Madridit, Rodri.

>

Ndërkohë, sipas gazetarit Fabrizio Romano, tashmë presidenti i Real Madridit ka mbetur i shokuar nga ky vendim dhe ka urdhëruar që askush nga skuadra të mos marrë pjesë në këtë ceremoni. Rrjedhimisht, aty do të mungojnë trajneri Carlo Ancelotti, mesfushori Jude Bellingham dhe Vinicius.JR.

You may also like