Vihet e hiqet një kryq sherri në Kosovë

by admin
Spread the love

Lëvizja e diskutueshme e Deçanit për “kthimin në fenë e të parëve”, është pasuar nga tentativa për vënien e një kryqi në Podujevë, akt i cili shton dhe më tepër dyshimet për një skemë të rrezikshme që po luhet në Kosovë nga aktorë okultë.

Por kryqi në fshatin Bajçinë, sa është vemdosur, pa u ditur se nga kush, është hequr brenda ditës.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar Shemsi Jashari, anëtar i shoqërisë civile në Podujevë, duke e cilësuar si “sfidë të re dhe shqetësuese”.

Sipas tij, vendosja e kryqëve në vendbanime, ku jetojnë vetëm muslimanët dhe pa leje të institucioneve, është shqetësues.

>

“Kjo iniciativë e vendosjes së kryqave ilegale, i shërben vetëm atyre që kanë një agjendë të caktuar antikombetare dhe që dëshirojnë të minojnë këtë harmoni, duke nxitur ndasi dhe tension.

 Ajo që është e rëndësishme tani është që qytetarët e Kosovës, pavarësisht besimit te qëndrojnë të bashkuar për të ruajtur atë që kemi ndërtuar me shumë sakrifica dhe durim.

 Ne nuk duhet të lejojmë që veprime të tilla të minojnë përparimin tonë dhe të na kthejnë prapa në kohë kur ndasia dhe urrejtja ishin te zakonshme”, shkruan ai. /tesheshi.com/

You may also like