(VIDEO) Zjarrëfikësve iu deshën 30 orë për të shuar zjarrin në ndërtesën në Çair

by admin
Spread the love

Kjo është gjendja e ndërtesës banesore këtu në Çair, ku dje rreth orës 01:50 të mëngjesit është shkaktuar një zjarr në një deponi duke përfshirë edhe dy dyqane të tjera. Për këtë zjarrfikësve iu është deshur të paktën 30 orë për ta shuar. Fatmirsisht nuk ka të vdekur mirëpo nga ajo që po shihet mbrapa meje ka mjaftë dëme materiale.”

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka informuar se zjarri në depon e ndërtesës banesore në Çair është shuar mirëpo ende nuk është përcaktuar gjendja e pjesës së djegur e objektit si dhe gjendja e banesave në ndërtesë.

Të mërkurën 43 persona përfunduan në spital për shkak të helmimit nga tymi. Në Klinikën e Toksikologjisë u pranuar 31 pacientë, ku pesë prej tyre janë mbajtur për trajtim mjeksor ndërsa në Klinikën e Fëmijëve u pranuan 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtimtë mëtejshëm. Gjendja e shtatë pacientëve është stabile.

Qendra e menaxhimit të krizave sqaroi se shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet ku ruhej një sasi e madhe materialesh të ndezshme. Plastika e djegur shkaktoi temperatura shumë të larta që dëmtuan rëndë konstruksionin e betonit të godinës, çka do të thotë se është prishur edhe statika e të gjithë objektit. Ministria e Punëve të Brendshme po merr masa për zbardhjen e rastit.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like