(VIDEO) Xhaferi: Në Reçicë duhet të pyesni për kandidatin e BDI-së për president

by admin

Në prag të zgjedhjeve presidenciale disa parti politike tani më vetëm se kanë promovuar kandidatët e tyre për Presidentë, e disa të tjera ende nuk e kanë zyrtarizuar se kush do të kandidojë edhe pse në opinon fliten emra të përvetshëm. Partia në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka precizuar se kush do të jetë kandidati i tyre. Për këtë çështje u pyet nga gazetarët kryeministri  teknik, Talat Xhaferi. Nëse BDI do të shkojë me një kandidat të pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Xhaferi tha se për këtë gazetarët duhet të shkojnë të pyesin në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

TALAT XHAFERI,KRYEMINSITËR TEKNIK   

 “Do të shkoni në Reçicë dhe do të uleni për të biseduar me liderin. Unë jam kryeministër dhe përfaqësoj Qeverinë, ndërsa jo Bashkimin Demokraitk për Integrim” .

Ndërkaq, partia tjetër në pushtet  ka disa propozime për president. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, tha se një nga propozimet për president është Stevo Pendarovski.

ANDREJ PETROV,ANTAR I BORDIT EKZEKUTIV

“Ka më shumë kandidatë, rreth pesëmbëdhjetë që janë shumë të rekomanduar dhe rreth 15 emra të tjerë që nuk janë përmendur. Është një procedurë në të cilën duhet të ngushtohet ai rreth dhe pastaj të vendosin organet e partisë. Stevo Pendarovski është një nga propozimet që vjen nga më shumë organizata komunale të LSDM-së, por ka edhe të tjerë”.

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, kandidatin e saj do të shpallë në konventën partiake që do ta mbajë më 2 mars, ndërsa kandidaturën për president e ka shpallur partia “E Majta”, e cila do të garojë me profesoreshën, Biljana Vankovska.

Afati për shpalljen e kandidaturave për garën presidenciale është deri më 19 mars.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like