(VIDEO) VLEN do të presë edhe dy muaj për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani tha sot se, Qeveria është në fazë interne për gjetjen e zgjidhjeve të reja në lidhje me procesin eurointegrues të vendit. Sipas Murtezanit, koalicioni VLEN mbetet në qëndrimin e thënë paraprakisht, që Qeveria brenda gjashtë muajve të para, të gjejë një zgjidhje për ndryshimet kushtetuese. Në rast se nuk gjendet një zgjidhje brenda këtij afati, atëherë VLNE do ta rishqyrtojë si të veprojnë më tutje.

Orhan Murtezani, Ministër i Çështjeve Evropiane

“Ashtu siç opinioni e di, gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë së re, ne si koalicion VLEN kemi dhënë një afat gjashtë mujor, brenda të cilit Qeveria duhet të del me propozim konkret për zgjidhjet e problemit me ndryshimet kushtetuese. Aktualisht jemi në muajin e katërt dhe pa skaduar ky afat nuk kemi pse e komentojmë. Kur të afrohemi kah fundi, atëherë do të shohim se cilat janë hapat e mëtutjeshme”.

Duke folur për propozimin e ri që Qeveria synon ta ofrojë për zgjidhjen e problemit, ai tha se deri më tani nuk ka një propozim final, megjithatë edhe po të ketë, ai nuk do të publikohet para zgjedhjeve në Bullgari. Ndërsa, në zgjidhjet potenciale, Murtezani tha se, nuk do të përjashtohen ndryshimet kushtetuese, por në fokus do të jenë kërkesat me të cilat vendi do të sigurohet se procesi nuk do të has në bllokada shtesë.

Orhan Murtezani, Ministër i Eurointegrimeve

“Fillimisht në të gjitha takimet me përfaqësues të qartë në Bruksel dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, është kërkuar një lloj ndihme për të krijuar një hapësirë për dialog. Gjithsesi që për ne, do të ishte më e lehtë dhe më e sigurt në qoftë se, gjtihë ky dialog bilateral ndërmjet neve dhe Bullgarisë fascilitohet ose mundësohet nga partnerët tanë strategjik”.

Duke komentuar vendimin që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia dhe të vazhdojë tutje procesin, Murtezani tha se me këtë jepet mesazh se, procesi i zgjerimit është i gjallë dhe po ndodhë me një dinamikë të përshpejtuar dhe vendi, duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejtë, që të kap këtë valë të zgjerimit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING



You may also like