(VIDEO) Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: drejtorët duhet të marrin masa ndaj mjekëve që bënë gabime

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka njoftuar se deri më tani nuk është bërë asnjë ankesë për raportin e dërguar në Klinikën e Fëmijëve dhe në Spitalin e Fëmijëve në “Kozle”, i cili u përgatit pas mbikëqyrjes së ekspertëve pas vdekjes së foshnjës 14 muajshe. Ai pret që drejtorët e dy klinikave të marrin masat e duhura për mjekët që kanë bërë lëshime.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Mendoj se duhet të merren masa prej institucioneve, nuk është Ministria e Shëndetësisë që vendos për mbarvajtjen e punës në Klinika, prandaj kemi emëruar drejtor. Raporti është dërguar edhe në Spitalin Klinik në Kozle edhe në Klinikën Universitare të Pediatrisë dhe njëkohësisht edhe në Odën e Mjekëve. Ne si Ministri mund ta mbikëqyrim komplet procesin por nuk jemi gjykata e cila vendos. Tash ju mbetet drejtorëve që të ndërmarrin hapa ose të vlerësojnë se çfarë hapash do të marrin. Oda e Mjekëve e ka departamentin etik ku duhet të sjell vendim, ta shqyrton raportin edhe të sjell vendim”.

I pyetur nëse mund t’i shkarkojë drejtorët nëse nuk marrin masa të caktuara, Taravari tha se pret që drejtuesit e klinikave të bëjnë gjithçka që duhet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like