(VIDEO) Thellohet hendeku mes Bullgarisë dhe RMV-së, akuza të përditshme

by admin
Spread the love

Ish kryeministri bullgar Bojko Borisov pret kërkim falje nga Shkupi dhe dorëheqje të zëvendës kryeministrit Aleksandar Nikollovski, pasi ky i fundit bullgarët i quajti të pacivilizuar. Nëse nuk ndodh kjo, Borisov porositi që as presidenti bullgar, as kryeministri dhe as ministrat nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësues të qeverisë në Shkup.

Bojko Borisov

Vërtetë tani shpejtë kanë hyrë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk i kanë të qarta punët rreth protokolleve shtetërore. Ajo është e shkruar qartë, për takim miqësor, për zyrtar, për punë, por le të themi se këtu nuk kanë përvojë. Por, gjuhën që e përdorin ka vetëm një arsyetim-kërkim falje. Dorëheqja e atij ministri. Nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as partitë nuk duhet të takohen dhe flasin me ta”.

Ndërkaq, zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski jo vetëm që nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë, por shton se politikanët e korruptuar bullgar po e shfrytëzojën Maqedoninë si temë për fushtën e tyre zgjedhore.

Aleksandar Nikollovski, zv/kryeministër

Nga unë dorëheqje kërkojnë politikanë që janë të akuzuar për krim dhe korrupsion. Këta poltiikanë do të kërkojnë dorëheqjen time? Më falni zotërinj, por ju nuk jeni të denjë të kërkoni dorëheqjen time. Më vjen keq që raportet e mire mes dy popujve, maqedonas dhe bullgar, po i prishin politikanët e korruptuar, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë për vendin e tyre, përveç të ndjellin mllef dhe urrejtje”.

Manipulimi me faktet dhe reagimet histerike të Qeverisë së RMV-së nuk ngjallin optimizëm se fqiu jugperëndimor dëshiron që marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë të heqin dorë nga provokimet dhe skandalet e orkestruara, reaguan nga kabineti i presidentit bullgar Rumen Radev.

Kabineti i presidentit Rumen Radev

Civilizimi i Qeverisë së re në RMV do të vlerësohet nëse do të vazhdoj të jetë pjesë e fushatave për nxitjen e urrejtjes ndaj Bullgarisë ose do të kundërshtoj dhe respektoj marrëveshjet ndërkombëtare, me përkushtimin e saj për implementimin e kritereve të Kopenhagës për antarsim në BE”.

Paraprakisht edhe eministria e Jashtme e Bullgarisë kanë reaguar duke thënë se i kanë njoftuar partnerët për siç i kanë quajtur ata provokimet e paprovokuara nga funksionarë të Maqedonisë së Veriut, qëllimi i të cilëve sipas Sofjes zyrtare, është prishja e dialogut.

Zëvendës kryeministri Nikollovski në një emision televiziv, duke folur për mungesën e flamurit maqedonas në fotografinë e përbashkët mes presidentëve Gordana SIljanovska dhe Rumen Radev në Sofje, tha se është e dukshme që nikoqiri nuk është i civilizuar dhe se më të mjerë se ata janë vetëm shërbëtorët.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like