(VIDEO) Thaçi “elektron” i lirë, del nga Fronti dhe nuk dihet se ku do të shkojë

by admin
Spread the love

Informacioni  që po qarkullojnë në opinion se kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi,  do të largohet nga Fronti Europian, sot është komentuar nga zyrtarët shtetëror dhe partiak nga disa tabore politike. Kryeministri Hristijan Mickoski, theksoi se koalicioni qeveritar është stabil dhe se nuk dëshiron të komentojë braktisjen e Thaçit nga Fronti opozitarë, por sipas tij, për këtë duhet të kërkohet sqarim nga opozita.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Mund të them se koalicioni qeveritar është stabil, me shumicë të madhe, me pothuajse 2/3 në Parlament dhe ajo që po ndodh në bllokun opozitar, unë nuk do doja të vesh kpucët e tyre dhe t’i komentoj. Supozoj se më shumë përgjigje për atë që ndodhi ditën e djeshme, do të mund të merrni nga vetë aktorët e opozitës. Por, ajo që është me rëndësi për mua si kryeministër, është ajo që kemi koalicion stabil, kemi kimë të shkëlqyer, jo çdoherë mund të kemi mendime të njëjta për temat e  njejta, edhe në familje ekzistojnë  dallimet e jo më në një institucion kaq të madh siç është koalicioni qeveritar”.

Ndërkaq, deputeti i Frontin Europian, Blerim Bexheti, tha se  grupi parlamentar i Frontit Europian është në përbërje të plotë.

BLERIM BEXHETI,DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Fronti Europian e ka numrin e njëjtë të deputetëve në kuvend, për pyetjet tjera kuptohet duhet të drejtoni deri tek zotri Thaçi dhe zotri Ahmeti”.

Se a do të kalon Menduh Thaçi në koalicionin VLEN, zv/kryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, tha se ai personalisht nuk është duke biseduar me Thaçin.

IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Siç edhe paralajmërova para do muajve ata nuk u bën bashkë për ideologji ose për qëllime më të larta por si të mbijetojnë në skenën politike. Kështu që momentin që nuk janë në qeveri nuk ka kauzë politike për Frontin”.

I pyetur nëse eksponentë të BDI-së pritet të bëhen pjesë e VLEN, Mexhiti tha  se në periudhën në vijim do të kenë  informacione shtesë. Kujtojmë Menduh Thaçi ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore numër 6 ku edhe fitoi si deputet nën ombrellën e Frontin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING



You may also like