(VIDEO) Të mërkurën kushtetuesja vendos përfundimisht për balancuesin

by admin
Spread the love

Gjykata Kushtetuese të mërkurën pritet të sjell vendim përfundimtar për ligjin për balancues. Në seancën e kushtetueses, do të diskutohet propozim procedura për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së balancuesit, ku janë paraparë gjashtë iniciativa për këtë. Pas diskutimit, anëtarët e kushtetuesës do të votojnë për gjashtë propozimiet, në mënyrë që të sillen vendimet përfundimtare dhe të përcaktohet pesë propozim zgjidhje.

Paraprakisht, Gjykata Kushtetuese më 18 shtator diskutoi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni, përkatësisht nëse me, “detyrimin që kandidatët për administratorë në aplikimin për punësim të tregojnë edhe përkatësinë etnike” cenohet parimi i profesionalizmit dhe kompetencave dhe cenohet edhe e drejta e garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punës.

Anëtarët shqiptarë të Kushtetueses thanë se, përkatësia kombëtare dhe përfaqësimi i drejtë nga pikëpamja juridike nuk suspendon asnjëherë kushtet ligjore për punësim, nuk suspendon kriteret për punësim, me të cilin pretendohen se punësohen persona të gabuar, nuk eliminon sistemin e meritokracisë. Ndërkaq anëtarët e etnisë maqedonase, që janë shumicë, me këmbngulje mbronin tezën se të punësuarit nuk kanë nevojë që me çdo kusht ta tregojnë përkatësinë e tyre etnike.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e mjetit “balancues”, Ministria e Administratës Publike më 30 shtator, mori vendim me të cilin dha udhëzime të reja për veprimet e institucioneve nga sektori publik gjatë punësimit në administratën publike. Me vendim të ministrisë, procedurat e nisura tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik u ndërpriten.

Teuta Buçi /SHENJA/

 



You may also like