VIDEO/ Të gjithë në këmbë për Myrto Uzunin, sulmuesi i Kombëtares kthehet me gol në Spanjë

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni është titullar sot në sfidën që Granada po luan përballë Tenerife prej orës 18:30 dhe golin e parë të takimit e shënoi pikërisht ai. Trajneri i ka besuar kështu vendin në formacion sapo kaloi dëmtimin muskulor, ndërsa sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën në minutën e 20-të.

 

Të gjithë duartrokitën golin e 29-vjeçarit, ndërsa sfida luhet në shtëpi për ekipin e Granadës.

Uzuni ndërkohë nuk ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit. Sulmuesi mungoi për Silvinjon, ndërsa po kalonte fazën e fundit të rikuperimit.

Sfida në La Liga 2 luhet për javën e dhjetë. Tenerife nuk është paraqitur aspak mirë në kampionat dhe për këtë Granada synon vetëm fitoren.

>

Goli i Myrto Uzunit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like