(VIDEO) Taravari: Temperaturat e ulëta e pengojnë BDI-në që të protestojë

by admin
Spread the love

Pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën në Tetovë, nga ku dolen me disa konkluzione, ka reagur sot njëri nga krerët e VLEN-it dhe njiherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai ka ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se mund të organizojnë protesta, duke thënë, se tani më, temperaturat e ulëta i pengojnë ata që t’i mbajnë ato protesta.

ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

Ne jemi vazhdimisht në terren, BDI-së përsëri i preferoj që së pari të nisen të reformohen pastaj të adaptohen, tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të bëjnë protesta, le të takohen me qytetarët, bile është dashur që moti të takohen me qytetarët tani e kanë pak si vonë, por pavarësisht asaj, ajo është strategji partiake, le ta vazhdojnë ju uroj shumë suksese”.

Kujtojmë së në mbledhjen e mbajtur në Tetov nga BDI, e cila është thirrur nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, është vendosur që nga e mërkurja, të nisin takimet e rregullta me qytetarët. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se këto takime të degëve të BDI-së do të nisin nga Komuna e Likovës dhe më pas në ditët në vijim, të njejtat vazhdojnë në komunën e Sarajit. Ndërkaq, sa i përket protestave , Ademi tha se protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like