Gjatë ditës së sotshme në Shkup në komunën e Çairit u mbajt takimi i 19-të vjetor ndërkombëtar i Instiutit Alb-Shkenca. Takimi ishte i organizuar me programin të ashtuquajtur “Rrugët për integrimin e arsimit shqiptar në hapësirën edukuese dhe kërkimore evropiane” ku morën pjesë kryetarë të degës së këtij institucioni nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, si dhe profesorë, rektorë të universiteteve shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i degës së Institucionit Alb-Shkenca në vend, Zeqirja Neziri, theksoi se ndjehet krenar që ka arritur të përjetojë këtë përvjetor, ku siç tha ai, institucioni po ecë në hapa të sigurt drejt 20-vjetorit të tij.
Zeqirja Neziri, kryetari i degës së Institucionit Alb-Shkenca në Maqedoninë e Veriut
“Kështu Institucioni Alb-Shkenca dalëngadalë por me hapa të sigurt ecë drejt 20-vjetorit të vet. Në këto gati 20 vjeçar arriti ta ndërtojë fizionominë e vetë shkencore dhë të imponohet para opinionit shkencor shqiptar ndërkombëtar që një institucion intelektual serioz që është në udhë të mbarë të bëhet bartës i përparimit, bashkëpunimit shkencor shqiptar dhe bashkendimit të shkencës shqiptare përkrah mendimit shkencorë më të avancuar të popujve të tjerë evropian e botërorë.”
Edhe kryetari i përgjithshëm i këtij institucioni, Gentian Zyberi, theksoi se është thelbësore që të forcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe kërkimit në mes vendeve tona dhe vendeve të tjera në Evropë.
Gentian Zyberi, kryetar i përgjithshëm i Institucionit të Alb-Shkencës
“Ky institut synon të lehtësojë dhe të përmirësojë bashkëpunime dhe shkëmbimet e përvojave përmes studiuesve shqiptar dhe atyre ndërkombëtarë në fushat e ndryshme shkencore. Për të realizuar këtë qëllim instituti organizon konferenca, seminare dhe publikime që ndihmojnë në përhapjen e dukurive dhe rezultatet shkencore që kontribojnë në përmirësimin e shoqërisë dhe të ekonomisë.”
Si pjesëmarrës në këtë program nga Kosova ishte zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arsim Ademi, i cili tha se bashkëpunimi në këtë rrugëtim por edhe në projekte të tjera duhet të jenë gjithmonë edhe përtej kufijve.
Arsim Ademi, zëvëndësministër i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë
“Si shtete relativisht të vogla do të thoja ne e kemi të vështirë shpeshherë edhe për shkak të
mungesave resurseve humane por edhe atyre financiare që të funksionojmë bashkë sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore ku dihet se përvec resursëve kalon edhe në kosto kështu që kjo rëndësi bëhet edhe më e madhe që ne të bashkëpunojmë bashkarisht.Në këtë drejtim përveç angazhimit të përbashkët si shtete sigurisht se duhet të shtrijmë edhe bashkëpunimet me vendet tjera qoftë të rajonit apo edhe të ndryshme Evropiane”
Në takim gjithashtu ishin prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ku në përkrahje të të gjitha aktiviteteve nga ana e tyre, Institucioni Alb-Shkenca iu dhuroi mirënjohje.
Merxhane Iseni /SHENJA/