VIDEO/ Takim pas shumë vitesh, ish-sulmuesi italian dhe Guardiola nuk ndalin të qeshurat: Shkatërrove futbollin me 9 fals, më le 4 vite pa ekip

by admin
Spread the love

Pep Guardiola ka shfrytëzuar pauzën e kampionateve për të bërë një vizitë në Itali, ku është takuar me disa nga ata që kanë qenë shokët e tij të skuadrës në vitet kur luante te Breshia. Një takim special ishte ai me Roberto Baxhon, por edhe me Luka Tonin, i cili me shumë humor në takimin e tij e ka akuzuar Guardiolën se ka prishur futbollin.

Të dy shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale nga ish-sulmuesi italian, teksa po pijnë verë dhe diskutojnë për mënyrën se si Guardiola ndryshoi futbollin.

“Jam këtu me njerëz që ndoshta kanë ndryshuar futbollin. Por nuk është e sigurt. Me 9 fals, më ndiq Pep, ke shkatërruar futbollin. Atëherë, unë nuk gjeta më skuadër për 4 vite! Ju betohem! A mund të thuash që e bëjë atë skemë vetëm me Mesin? Po a të pëlqejnë qendërsulmuesit?”, thotë Toni duke mos e mbajtur të qeshurën, ashtu si Guardiola.

“Po, kam Haland me 60 gola. Fitova Triplete me qendërsulmues. Por qendërsulmuesi duhet të jetë i aftë, e kuptove”, i përgjigjet Guardiola ish-shokut të skuadrës

“Prandaj mbeta pa skuadër. Po boll më me këto 9 false. Duam qendërsulmuesit e mëdhenj”, e mbyll Toni duke qeshur bashkë me Guardiolën.

PANORAMASPORT.AL

You may also like