VIDEO/ Supergoli i Aleksander-Arnold me goditje dënimi, Grilish zbulon bastin në fushë: Tani i kam para borxh

by admin
Spread the love

Anglia fitoi me shifrat 3-1 ndeshjen ndaj Finlandës, me Xhek Grilish si protagonisti me një gol që i dha avantazhin “tre luanëve”. Por vetë sulmuesi pas ndeshjes foli edhe për golin e dytë të sfidës, atë që u shënua nag Aleksander-Arnold.

Ai zbuloi duke folur për “ITV” se i kishte premtuar para anësorit nëse do të arrinte të çonte sferën në rrjetë në goditjen e dënimit dhe lojtari i Liverpulit ia doli të shënonte një gol spektakolar.

“I thashë, sigurisht me shaka, që nëse e shënon këtë, unë do të të jap 500 paund. Dhe sigurisht që ai e plasi në trekëndësh, ndaj tani i kam para borxh”, tha duke qeshur Grilish pas sfidës.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

You may also like