(VIDEO) Sul’mi terr’orist në Ankara, vendet ballkanike solidarizohen me Turqinë

by admin
Spread the love

Drejtues shtetëror dhe të partive politike kanë reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi në Ankara të Turqisë. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas sulmit, duke e cilësuar aktin si sulm jo vetëm kundër Turqisë, por një kërcënim për mbarë njerëzimin.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

Jam vërtet i shqetësuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në Ankara. Këto krime terroriste nuk janë sulm vetëm ndaj Turqisë, por edhe një kërcënim për mbarë njerëzimin. Ne solidarizohemi me miqtë tanë nga Turqia në këto çaste të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”

Ka reaguar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili e ka cilësuar si sulm qyqar terrorist ndaj vlerave qytetëruese të Turqisë dhe popullit turk. “Sot Turqia dhe populli i saj ishin pre e sulmit qyqar terorist dhe cenimit të vlerave qytetëruese të arritura me shumë mund dhe sakrifica nga qeveria e Turqisë dhe populli të saj”, ka shkruar Rexhepi.

Pas sulmit kanë reaguar edhe krerët e qeverive në rajon. Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama ka shkruar se Shqipëria qëndron me Turqinë “si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s”.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”

Ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se qëndrojnë me aleatin, Turqinë. “Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë”, ka shkruar Osmani. Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, ka reaguar për sulmin. Ndërkohë që paraprakisht ishte takuar me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler. “Vetëm pak orë pas këtyre takimeve,Turqia u trondit nga sulmi terrorist. Akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri”, ka shkruar Sfeçla. Ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila vlerëson se dhuna dhe terrori nuk kanë vend në shoqëri dhe duhet të luftohen me vendosmëri nga komuniteti ndërkombëtar. /SHENJA/

 

>

MARKETING



You may also like