VIDEO/ Spektakël me 6 gola, PSG-ja rikthehet te fitorja në kampionat! Një talent 18-vjeçar e bën “sefte”

by admin
Spread the love

PSG-ja u rikthye te fitorja në kampionatin francez.  Skuadra e Luis Enrikes ka mundur me rezultatin 4-2 Strasburgun në shtëpi në javën e tetë të Ligue 1, pasi në ndeshjen paraardhëse nuk kishte shkuar dot më larg se nja barazim 1-1 me Nisë. 

 

Talenti 18-vjeçar Majulu ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, ndërkohë që golat e tjerë për kampionët e Francës u shënuan nga Asensio, Barkola dhe Li Kang In. Ndërkohë që për miqtë realizuan Mara dhe Diongue.

>

Për Majulun ky ishte goli i parë me fanellën e PSG-së, një realizim që do ta mbajë mend gjatë. Vlen të theksohet fakti se falë këtij triumfi, PSG u rikthye sërish në krye me 20 pikë në 8 ndeshje, duke ndarë kreun me Monakon që ndodhet në kuotë të barabartë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like