(VIDEO) Shporta minimale, Mickoski: Kajsitë e rrushin kam kohë pa i provuar!

by admin

Shalqiri, kajsitë, pjepri, rrushi dhe kafeja në kanaçe, gjatë muajit janar, nuk është e logjikshme të konsumohen” kështu vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski I pyetur për ndryshimet e metodologjisë për llogaritjen e shportës minimale sindikale. Ai tha se në metodologjinë e mëparshme ka vërejtur gjëra të çuditshme për të, si për shembull cigaret, rrushi dhe pjeshka për të cilat thotë se në muajin janar ai nuk i ka parë as me sy, e lëre t’i ketë provuar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Unë në muajin janar disa nga ato produkte nuk I kam provuar, si shalqiri, pjepri, rrushi, pjeshka, nuk kam pirë 250 gram neskafe në kanaçe, nuk pi cigare, ndërsa atje janë cigarette dhe në një shportë minimale është e palogjikshme të ketë cigare. Që të mos jemi ne ata që nuk e mbisinkronizojmë atë që është bërë nga Sindikata, e vlerësuar nga dy ish-ministra të LSDM-së, Nikolla Popovski dhe Tevdoski, thamë të përfshijmë njerëz nga të gjitha fushat dhe së bashku të formojmë shportën minimale konsumuese. Çmimet të mos jenë nga një nga tregjet më ekskluzive, por duke qenë se është shporta minimale, nga ato me çmime më të ulëta , le të zgjedhim një mesatare dhe të llogarisim shportën në atë mënyrë”.

Mickoski mohoi se dje në Këshillin Ekonomik dhe Social Qeveria ka refuzuar apo pranuar diçka. Kryeministri vlerëson se përfaqësueshmëria e Sindikatës ka skaduar dhe tani Qeveria është duke formuar një komision të ri që duhet të përcaktojë përfaqësueshmërinë e sindikatave.

Ditën e djeshme në takimin mes Qeverisë dhe sindikalistëve nuk u arrit marrëveshje për rritjen e pagës në seancën e Këshillit Ekonomiko – Social. Në seancë u vendos që të ketë shportë zyrtare të konsumatorëve të cilat do ta krijiojnë sindikatat, Enti Shtetëror i Statistikës, Organizata e Konsumatorëve, si dhe ministritë e Ekonomisë dhe Financave.

Ngelet të shihet se cilat produkte ushqimore qeveria në krye me Kryeministrin Hristijan Mickoski, do ti “tolerojnë” që qytetarët e RMV-së ti konsumojnë, me pagat minimale të cilat aktualisht janë më të ulëtat në nivel europian dhe rajonal.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

>



You may also like