Ngolo Kante është shfaqur gjithmonë shembull në fushë. Mesfushori i Francës, që është shok skuadre me Mario Mitajn, kësaj here ka spikatur me sjelljen e tij përpos ndeshjes.
Al Itihad ku luan Kante u përball me Al Ahlin të enjten, ndërsa tifozët krijuan një atmosferë elektrizuese. Qindra qese, që kishin shërbyer për koreografinë, kishin përfunduar në fushë.
Ndeshja u ndërpre për rreth 5 minuta. Dhe Kante u kujdes që të pastronte një pjesë të qeseve duke ndihmuar në fillimin e sfidës.
Ndeshja mes Al Itihad dhe Al Ahli është derbi dhe ishte Al Itihad që fitoi 1 me 0. Nga minuta e parë e nisi Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.
>
Kante ndihmon në pastrimin e fushës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL