VIDEO/ Shënoi direkt nga goditja e këndit, Pulisiç: Gol i bukur, por nuk desha ta bëja ashtu

by admin
Spread the love

Kristian Pulisiç ishte protagonisti i fitores së Milanit në Ligën e Kampioneve përballë Klub Bryzh, teksa me golin e tij i dha avantazhin kuqezinjve në triumfin 3-1. Ky ishte një gol i rrallë, pasi mesfushori ofensiv amerikan shënoi direkt nga goditja e këndit duke çuar sferën në rrjetë pa u devijuar.

bandicam 2024-10-22 19-19-35-015

Megjithatë, Pulisiç pranoi pas ndeshjes për “Milan TV” se nuk kishte pasur si qëllim që të shënonte në atë mënyrë dhe thjesht kishte qenë me fat në atë moment.

“Sot isha pak edhe me fat, por vlen gjithsesi si gol. Jam shumë i lumtur. Nuk u mundova që të bëja gol direkt, por ishte një krosim i mirë dhe pastaj nga ai doli një gol i bukur.

>

Po punojmë shumë çdo ditë dhe dua të jem gjithmonë vendimtar në ndeshje, Po bëj shumë gola dhe asiste, shpresoj që të vazhdoj kështu”, u shpreh Pulisiç pas ndeshjes.

SHIH GOLIN (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like