(VIDEO) Shënohet 101-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë

by admin
Spread the love

 

Me rastin e 29 Tetorit, 101 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, mbrëmë u organizua pritje solemne në ambasadën e Turqisë në Shkup. Në këtë pritje të organizuar nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, të pranishëm ishin edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentari Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe ministra, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë të ftuar.

Ky aktivitet filloi me intonimin e himneve kombëtare të dy vendeve, ndërsa më pas u shfaq edhe një videomesazh nga presidenti Rexhep Taip Erdoğan. Ambasadori Ulusoy falënderoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut për mesazhet e tyre të solidaritetit dhe ngushëllimet pas sulmit të fundit terrorist në Turqi.

Fatih Ulusoy, ambasadori i Turqisë në Shkup

Maqedonia e Veriut jep një shembull si vend ku kulturat dhe komunitetet e ndryshme etnike jetojnë në paqe dhe harmoni. “Komuniteti turk i Maqedonisë së Veriut përbën një lidhje të fortë midis vendeve tona, si Ura e Gurit në Lumin Vardar”. Jemi të kënaqur që komuniteti turk, si qytetarë besnik të këtij vendi, është në harmoni me të gjitha komunitetet e tjera etnike”.

Ndërkaq, duke theksuar se Ballkani është ndër rajonet të cilave Turqia i kushton rëndësi të madhe në fushën e politikës së jashtme, Ulusoy theksoi se “Turqia është pjesë integrale e Ballkanit”. Ulusoy më tej vuri në dukje se kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë ta mbështesin vendin mik Maqedoninë e Veriut, me të cilin kanë marrëdhënie të ngushta historike dhe njerëzore, në çdo fushë. Ai rikujtoi se ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan realizoi vizitën e parë në vend pas ardhjes së qeverisë së re dhe shtoi se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe vizita të tjera të ndërsjella.

Ndërkaq, 101-vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë është shënuar me programe dhe aktivitete të shumta edhe në vendet fqinje. Në Ceremoninë e organizuar nga Ambasada turke në Prishtinë, morën pjesë kryeministri Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, krerë të partive politike, ushtarakë, udhëheqës fetarë, mësimdhënës dhe pjesëtarë të komunitetit turk në Kosovë. Ndërkohë, edhe Ambasada turke në Tiranë ka organizuar një pritje zyrtare, ku ndër të tjera u theksua se hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë nga presidenti Erdoğan dhe kryeministri Rama ishte një tjetër moment i rëndësishëm gjatë këtij viti.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like