(VIDEO) Së shpejti strategjia e re për hetimet financiare dhe konfiskimin e aseteve

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, gjatë prezantimit të punës së 100 ditëve të para të Qeverisë, tha se kanë trashëguar një situatë jo fort të volitshme duke përfshirë mbi 200 milionë euro shpenzime të paplanifikuara në buxhetin e shtetit, varfëri ekstreme, borxhe të trashëguara në resorë të ndryshëm. Fetai  theksoi se kanë vendosur që ta vënë në funksion Këshillin për bashkëpunimin e Qeverisë me Shoqërinë civile.

 ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTI PËR POLITIKA TË QEVERISJES SË MIRË

“Në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë dhe sektorin civil, në përgaditje e sipër është edhe përpilimi i Strategjisë së re për Shoqërinë civile. Me propozim timin në qeveri u miratua vendimi që në përbërjen e re të Trupit ndër-resorial për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit, për herë të parë në cilësi të anëtarit me të drejtë vote të përfshihet edhe një përfaqësues nga shoqëria civile, i cili pritet të nominohet nga Këshilli për bashkpunim të Qeverisë dhe Shoqëris civile”.

Ai sqaroi se në procedurë qeveritare gjithashtu është edhe Strategjia e re për hetimet finansiare dhe konfiskimin e aseteve, me qëllim për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTI PËR POLITIKA TË QEVERISJES SË MIRË

“Në procedurë qeveritare është Strategjisë e re për hetimet finansiare dhe konfiskimin e aseteve, e pregaditur me ndihmën e GIZ-it gjerman. Ky dokument do të mundësojë forcimin e kapaciteteve dhe përmisimin e bashkrendimit të punës së institucioneve në ndjekjen e qarkullimit të parave si dhe zbulimin e pronës së fshehur apo edhe bartjen e pronës së paligjshme”.

Në bazë të rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion, Fetai bëri të ditur se qeveria miratoi propozimin për themelim të Grupit të punës, i cili do të ketë për detyrë të përpilojë Regjistrin për evidentimin e gjithë pasurisë së patundshme të shtetit.  Ministri tha se do të sigurohen mjete shtesë për Prokurorinë publike dhe organeve tjera të jurisprudencës për të mundësuar punësime të reja të kuadrove dhe për aktivitetet shtesë për luftë më efikase kundër krimit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like