(VIDEO) Rreth 40 mijë qytetarë aplikuan për tu vaksinuar kundër gripit

by admin
Spread the love

40.000 qytetarë kanë aplikuar për vaksinim kundër gripit sezonal dhe për çdo vit numri i qytetarëve që duan të vaksinohen është në rritje, kështu deklaroi Dr. Lulëzime Bajrami, udhëheqëse e repartit të vaksinimit në qendrën e shëndetit publik në Shkup. Personat të cilët mund të vaksinohen falas nëpërmjet “terminit im” janë personat e kategorive të rrezikuara si personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, fëmijët dhe gratë shtatëzëna. Personat që nuk i takojnë këtij grupi mund të vaksinohen me pagesë.

DR.LULËZIME BAJRAMI

Vaksinat janë të preferuara që të parandalojnë infeksionin nga 4 tipet e viruseve të cilat janë në vaksinë dhe të mbrojnë nga sëmundjet tjera, sidomos të sëmurët kronik është shumë me rëndësi, sepse kjo mund të jetë një sëmundje shtesë në qoftë se ata infektohen me virusin e gripit. Vitin e kaluar ka siguruar 40.000 doza këtë vit ka siguruar 70.000 doza dhe kështu që sigurisht me që se rritet numri i vaksinave sigurisht që ka edhe interes”

Bajrami u bëri apel qytetarëve mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatëzëna dhe fëmijët t’i pranojnë vaksinat kundër gripit sezonal, në mënyrë që t’i parandalojnë problemet shëndetësore të cilat mund tua sjell gripi.

Qytetarët e intervistuar nga Shqip deklaruan se për vite me radhë i pranojnë vaksinat kundër gripit sezonal dhe se aspak nuk ballafaqohen me probleme shëndetësore.

Qytetar

Kam ardhur për vaksinim. Vitin e kaluar nuk mora vaksinë, ndërsa para 2 viteve po. Erdha të marr vaksinën kundër gripit. Mendoj që është mirë”.

QYTETAR

Ka vite me radhë që vaksinohem dhe nuk kam probleme shëndetësore. Vaksinimi bëhet vullnetarisht dhe secili duhet të zgjedh se a do të vaksinohet apo jo. Për mua është mirë”.

QYTETARE

Unë kam marrë edhe vitin e kaluar vaksinën kundër gripit dhe jam e kënaqur, nuk kam pasur probleme shëndetësore. Gjithkush vetë duhet të vendos se a do të vaksinohet apo jo”.

QYTETAR

I kam marrë me rregull vaksinat dhe jam shumë mirë”.

Me 70 mijë vaksina falas të ofruara, sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se vaksinimi do të realizohet në 36 lokacione në të gjithë vendin dhe se ata që kanë aplikuar do të marrin mesazhe për të dhënat e vendit dhe kohës. Në Shkup vaksinimi bëhet në Qendrën e Shëndetit Publik dhe në disa poliklinika.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

>

 

MARKETING



You may also like