VIDEO/ Ronaldos ia mohon golin portieri, por e shtyn në rrjetë Laporte

by admin
Spread the love

Këtë të martë, Al Nassr mundi skuadrën iraniane Esteghlal, në një ndeshje të vlefshme për turin e tretë të grupit B të Ligës së Kampionëve të Azisë, të zhvilluar në Dubai, për shkak të situatës shpërthyese në Lindjen e Mesme dhe mungesës së sigurisë në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Me Cristiano Ronaldon titullar, skuadra saudite arriti fitoren e shtatë radhazi nën komandën e italianit Stefano Pioli. Ndeshjen e vendosi një gol i Aymeric Laportes në minutën e 81-të.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Al Nassr, që në pjesën e parë nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Trajneri italian bëri tri ndryshime, për të kthyer situatën në

Presioni i Al Nassr i dha frytet kur një krosim i Brosovicit gjeti Ronaldon, të cilit ia mohoi golin portieri, por aty përfitoi Laporte, që e shtyu topin drejt rrjetës.  

Për Al Nassr ishte fitorja e dytë në Campionsin Aziatik.

 

 

 

You may also like