VIDEO/ Rikthimi i Mitajt titullar, Al Itihad triumfon në minutën e 101 dhe marshon drejt titullit

by admin

Mario Mitaj ka lënë pas plotësisht dëmtimin, teksa u rikthye titullar mbrëmjen e sotme në duelin Al Itihad-Al Rijadh, ku skuadra e shqiptarit triumfoi me rezultatin 2 me 1. 

Duket se rikthimi i Mitajt i ka sjellë fat Al Itihadit, që kryeson renditjen me  61 pikë në 25 ndeshje, 7 më shumë se Al Hilali i vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak. Skuadra e mbrojtësi të Kombëtares, është duke marshuar drejt titullit kampion. 

Al Itihadi vinte në këtë përballje pas 3 barazimesh radhazi, teksa u rikthye te fitorja në mënyrë dramatike. Diabi zhbllokoi sfidën në minutën 55, ndërkohë që Bajesh barazoi shifrat në 81-shin. Për golin e fitores mendoi Al Shehri në minutën e 90+11, teksa shënoi me penallti.  

Për sa i përket Mitajt, ai u aktivizua si mesfushor, teksa qëndroi në fushë një pjesë. Shqiptari kishte qenë pjesë e Al Itihad për herë të fundit më datë 1 shkurt, duke u dëmtuar në ndeshjen e kampionatit dhe duke mos qenë më pas i pranishëm në radhët e ekipit prej më shumë se një muaji.   

>

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like