(VIDEO) Qëndrime të pakoordinuara qeveritare për ligjin e ri për përfaqësimin e drejtë

by admin
Spread the love

Njëri prej liderëve të VLEN-it, Arben Taravari duke komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mekanizmit të balancuesit, thotë se, po përgatitet një ligj i ri për përfaqësimin e drejtë gjatë punësimeve në administratën publike. Taravari pretendon se ky ligj do të jetë shumë më i mirë se sa mekanizmi i balancuesit dhe pret mbështetjen edhe të partnerëve të tjerë të koalicionit në miratimin e këtij ligji. Ai tha se, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve është kategori kushtetuese dhe kjo është e pakontestueshme.

Arben Taravari, VLEN

Iniciativa për shfuqizimin e balancuesit është prej para pesë viteve. Tash Gjykata Kushtetuese i pa të gjitha problemet që ekzsitojnë në këto 4-5 vjet, që të gjitha t’i problematizon në tremujorin e qeverisjes së Qeverisë së re. Unë mendoj se marrëveshja mes nesh dhe VMRO-së ishte që ta përgatitim ligjin, ligji është i përgatitur, marrim mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtar dhe mandej do ta procesojmë në Parlament. Besoj të ketë mirëkuptim prej të gjithëve dhe ligji është mekanizëm shumë më i mirë se sa instrumenti apo mekanizmi i balancuesit”.

E nga ana tjetër, ministri i Administratës Publike, që vjen nga Lëvizja ZNAM, thotë se, nuk i informuar me përmbajtjen e këtij ligji. Sipas tij, ndryshimet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike që kanë të bëjnë me të dy ligjet që janë në kompetenca të Ministrisë së Administratës Publike, duke shtuar se parimisht nuk është për zgjidhje të zgjedhura.

Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike

Përmbajtja e një zgjidhjeje të re të mundshme nuk duhet të nxitohet. Mendoj se është më mirë të hapet një debat i gjerë dhe publik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët e interesuara, këtu e kam fjalën për pjesën e koalicionit qeveritar, por është edhe një mundësi e mirë për të thirrur komunitetin e ekspertëve dhe akademik për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme që do të jetë afatgjatë, e qëndrueshme, thelbësore dhe nuk do të na çojë sërish në një situatë të një vendimi të mundshëm të këtij lloji nga Gjykata Kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme solli vendim me të cilin përfunidmisht shfuqizoi balancuesit, mekanizëm ky i cili për shumë vite, është marrë si mekanizëm bazë për garantimin e përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike gjatë punësimeve në administratën shtetërore.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING



You may also like