PSG fiton kundër Marsejës me shifrat 2-0, në “Velodrom”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 27-të, të Ligue 1. Dy gola në pjesën e dytë, i mjaftuan kampionëve në fuqi të Francës që të merrnin 3 pikët e radhës në kampionat, për ta shijon edhe më shumë nëse kundërshtari është pikërisht Marseja.
Ndeshje me plot tension, ku nuk munguan as kartonët. Pikërisht në pjesën e parë, Parisi u “zverdh” totalisht pasi mori 4 të tillë, pa harruar edhe një të kuq të marrë nga Beraldo, duke detyruar skuadrën e tij të luante pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë.
Tashmë me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 62 pikëve, 12 më shumë se sa vendi i dytë, që i takon Brestit. Për sa i përket Marsejës, ndodhet në vendin e shtatë me 39 pikë, dhe është akoma në luftë për Kupat e Europës.
REZULTATI MARSEJË-PSG 0-2
Vitinja 54′, Gonçalo Ramos 85′
Goli i Vitinjës (VIDEO)
Goli i Veretut i anuluar për pozicion jashtë loje (VIDEO)
Momenti i zëvendësimit të Mbape (VIDEO)
Goli i Gonçalo Ramos (VIDEO)
Formacionet:
PSG (4-3-3) : Donaruma – Hakimi, Danilo, Beraldo, Hernandez – Fabian Ruiz, Vitinja, Zaier-Emeri – Dembele, Kolo Muani, Mbape | Trajner: Luis Enrike
Marsejë (4-2-3-1) : Pau Lopez – Garsia, Mbemba, Balerdi, Merlin – Kondobia, Veretout – Hari, Ndiaje, Henrike – Aubumejang | Trajner: Luis Gaset
PANORAMASPORT.AL