VIDEO/ PSG fiton klasiken e Francës kundër Marsejës dhe shkëputet në krye

by admin
Spread the love

Paris Saint Germain triumfon 3-0 në klasiken e futbollit francez përballë Olimpikut të Marsejës në transfertë. Në fakt, rrjedha e lojës u diktua nga një episod i minutën e 20, me Harit që u ndëshkua më karton të kuq, duke i lënë vendësit me një lojtar më pak në fushë.

Olimpique Mareseille – PSG 0-3

Më herët, më saktë në minutën e shtatë, PSG kishte shënuar golin e parë me Neves.

>

Në minutën e 29-të Balerdi shënoi në portën e tij, duke e çuar rezultatin në 0-2, për të ardhur më pas te goli i Barcola pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Gjatë pjesës së dytë, Enrique rifreskoi skuadrën duke kryer pesë ndërrime, me rezultatin që mbeti ai i pjesës së parë. Në përfundim të javës së 9-të të Ligue 1 PSG kryeson me 23 pikë, tri më shumë se Monaco.

You may also like