(VIDEO) Protestojnë nxënësit dhe prindërit e Vizbegut, kërkojnë hapjen e shkollës

by admin
Spread the love

Kanë kaluar 20 ditë që fëmijët e Vizbegut kanë mbetur pa u ulur në bankat shkollore për shkak që shkolla ende nuk është hapur. Shkolla e mbyllur me dryej i bëri qytetarët e Vizbegut që sot të dalin para kamerës dhe të kërkojnë hapjen e shkollës menjëher. Bujar Sopa, qytetar i Vizbegut, u shpreh duke thënë se komuna e Butelit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës po heshtin përball kësaj situate duke i lënë fëmijët e Vizbegut në situatë të pasigurt dhe të palogjikshme.

Bujar Sopa, qytetar

“Ne sot i drejtohemi publikisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kryetarit të Komunës së Butelit posaqërisht zëvëndësministrit Lulzim Aliu me një pyetje të thjeshtë dhe të qartë : ‘Kur do t’i hapni dyert e shkollës së Vizbegut dhe kur do t’i jepni fund këtij bllokimi të padrejtë që po prek fëmijët tanë.’ Kjo nuk është një kërkesë, është një urgjenc. Fëmijët tanë nuk do të jenë më viktima të neglizhëncës, të lojrave politike dhe të injorimit të qëllimshëm.”

Të jesh fëmijë e të mos përjetosh momentet për të shkruar shkronjat e para është një gjë shumë e vështirë jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit. Qytetarët u shprehën duke thënë se po hasin vështirësi çdo ditë në mëngjes për t’iu kthyer përgjigjë fëmijevë të tyre kur i pyesin “përse nuk jemi duke shkuar në shkollë?”.

Qytetar

“Por më e tmerrshme për fëmijët tanë tani është se dokumentat i kanë hequr nga shkollat tjera i kanë sjellur këtu, janë regjistruar këtu. Tash fëmijët neve na kanë mbetur pa shkollë. Ku ka më keq se me u zgju për një prind, athua ata që i kemi votuar edhe para edhe pas që janë nëpër ato kolltuke, e t’i thotë fëmija atij, pse o bab ti mua në më dërgonë në shkollë. A ka më tmerr për këtë popull në shekullin 21.”

Drejtori i shkollës së Vizbegut, Kadri Elezi, ka theksuar që të hënën do të hapet konkurs të punës, e për këtë  qyetarët thanë se kjo është shkollë fillore e jo Universitet që viti shkollor të filloj më 1 tetor dhe tani të hapen konkurse.

Nebi Ibrahimi, qytetar

“Thuani drejtorit se 1 shtatori nuk është të hënën. 1 shtatori është qe 1 muaj ditë, shkoj 1 shtatori. Thuani me 1 tetor  athu fëmijët tanë janë studenta, se tash me 1 tetor fillon mësimi për studentat, e atëher po i dërgojmë studenta fëmijët tanë e jo nxënës fillestarë

Qyetetarët u shprehën se nëse një fëmijë përjashtohet nëse 3 ditë ka munguar në shkollë atëher edhe qytetarët e Vzibegut për shkak të mungesës së arsimtarëve do t’i bojkotojnë ata bashkë me drejtorin.

Nuk munguan as fjalët e nxënësve të kësaj shkolle, duke thënë se cdo mëngjes po përballen me dyer të mbyllra të shkollës.

 Fëmijë

 “3 javë jemi në shtëpi dhe po i mësojmë mësimet vetë”

Fëmijë

“Neve qe dy javë na kanë thënë me i nxjerr dokumentat nga shkolla 26 korriku me i dërgu për në shkollën e Vizbegut, ne i kemi sjellur në shkollën e Vizbegut, shkolla e Vizbegut nuk po hapet. Ne përgjat 9 muaj kemi mbetur pa mësim. Ne po vimë prej ora 07:00 por shkolla është e mbyllur.”

Qytetarët thanë se nëse nuk do të merrën masa për hapjen e shkollës atëher do të organizojnë protesta masive për të mbrojtur të drejtën e fëmijëve të Vizbegut për arsim.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING



You may also like