(VIDEO) Projekti i Qeverisë për Komunat, asnjë denarë për qytetin e Shkupit

by admin
Spread the love

Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili në fushatën parazgjdhore premtoi disa herë se do ti sigurojnë 250 milion euro, me qëllim të zhvillimit të komunave, po bëhet realietet për disa komuna, ndërsa disa të tjera, e ndër to edhe kryeqyteti do të mbeten pa asnjë centë. Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë ndaj komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar, me arsyetimin se nuk i kanë plotësuar kushtet, ndërsa më së shumti para ka marrë komuna e Kumanovës. Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski thotë se Qeveria e ka bërë përzgjedhjen në bazë të propozim projektit të paraqitura nga gjashtë ministritë përkatëse.

ZLLATKO PERINSKI,MINISTËR I VETËQEVERISJES LOKALE

Vlerësimi dhe përzgjedhja është bërë nga komisionet vlerësuese. Pothuajse të gjithë kryetarët e komunave kanë marrë para, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Komuna e Strumicës nuk mori sepse ka aplikuar me projekt që tashmë është tenderuar. As Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para, kështu ka vendosur komisioni vlerësues dhe për momentin nuk kam më shumë detaje

Më së shumti mjete, gati 243 milionë denarë, do të marrë Komuna e Kumanovës, e cila pjesën më të madhe të ndihmës financiare do ta ndajë për projekte në fushën e infrastrukturës dhe planifikimit komunal, pastaj vjen Komuna Qendër e cila mori 90 milionë denarë për rindërtimin e sallës sportive ‘Rabotniçki.

Përzgjedhja e projekteve kaloi tw mwrkurwn në seancën e qeverisë dhe tashmë komunt do të marrin para nga buxheti i shtetit në faza, gjatë zbatimit të projekteve. Komunat do t’i marrin fondet në llogari të dedikuar, në faza sipas situatës së realizuar. E gjithë procedura do të monitorohet nga trupi koordinues, i cili përfshin përfaqësues nga të gjitha ministritë përkatëse, përmes të cilave do të financohen projektet e përzgjedhura.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like