(VIDEO) Presidentja Siljanovska Davkova fali dhjetë të dënuar

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fal 10 të dënuar, tre prej të cilëve u zëvendësohet dënimi me kusht, ndërsa shtatë të tjerëve u shkurtohet dënimi. Vendimi për falje është publikuar në Gazetën Zyrtare më 22 tetor, ku nuk janë dhënë informacione opër veprat penale.

Mes të falurve ka edhe persona të dënuar për raste të njohura në opinion. Njëri prej tyre është edhe ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, të cilit presidentja i’a shkurtoi një vit burgimin, dhe tani i kanë mbetur edhe rreth tre vite për ta vuajtur dënimin.

Kujtojmë që Taleski është dënuar me shtatë vjet burg në rastin “Transportuesi” i iniciuar nga ish- Prokuroria Speciale Publike, e cila e ndoqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir.

Marjan Efremovin të akuzuarin e parë në rastin “Spiuni”, Siljanovska e ka falur pjesërisht, ia ka heq tre muaj burg. Ndër të falurit pjesërisht janë edhe: Muharem Ali nga Shkupi, Todor Popov nga fshati Miravci, Tomislav Simonov nga Shkupi, Pero Kuzmanovski nga Gradsko dhe Zhivko Delixhakov, të cijëve iu falën nga dy deri në tre muaj burg.

Ndërsa sipas vendimit për falje, ekzekutimi i dënimit me burg zëvendësohet me dënim me kusht për: Akif Ravmanovski nga fshati Haraçinë, Nikolla Trpçeski nga Ohri dhe Shenol Maslani nga Haraçina. Një pjesë e mediave raportoi se njëri nga të falurit është anëtar i kartelit të drogës “Baron”.

Vendimet për faljen e të dënuarve merren nga Presidentja e Shtetit me rekomandimin e Komisionit të Faljeve, i cili është trup i përhershëm punues në shërbim të Presidentes. Ndërkaq, Siljanovska Davkova, e cila e mori këtë pozitë në maj, në fund të korrikut të këtij viti emëroi anëtarët e rinj të këtij Komisioni.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING

>



You may also like