VIDEO/ Përmbysje e çmendur nga 2-0 në 2-4! Barcelona mund Altetikon me dy gola në shtesë dhe kthehet në kreun e renditjes

by admin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletiko Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve, të cilët i ka rivalë direkt për titullin.

Ndeshja ka qenë spektakolare, me të dy skuadrat që kanë kërkuar pareshtur të gjenin rrugën e rrjetës e me katalanasit të cilët iu afruan më shumë në pjesën e parë. Por në fundin e saj, ishte Atletiko që ia doli të gjente avantazhin, me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga i zakonshmi Hulian Alvarez.

Barcelona u hodh në sulm, por u ndëshkua nga një tjetër kundërzbritje, këtë herë me Sorloth si finalizues. Megjithatë, reagimi i shpejtë me golin e Levandovskit bëri që ndeshja të mbetej e hapur, me katalanasit më ngulmues, ata shënuan barazimin me Ferran Torres dhe më pas mbyllën Atletikon në zonë e vet në pjesën më të madhe të minutave të mbetur.

Goli do të vinte vetëm në shtesë, kur një gjuajtje e Jamal u devijua nga Reinildo duke mashtruar Oblak i cili pa sferën të ndalej në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin 3-2 Barcelonës, Më pas erdhi edhe goli i katërt i Torres i cili vulosi fitoren 4-2  dhe njëkohësisht edhe kreun e renditjes për katalanasit.

ATLETIKO MADRID-BARCELONA 2-4
45′ Alvarez, 70′ Sorloth / 72′ Levandovski, 78′, 90’+8′ Torres, 90’+3′ Jamal

Goli i dytë i Torres (VIDEO)

Goli i Jamal (VIDEO)

Goli i Toirres (VIDEO)

>

Goli i Levandovski (VIDEO)

Goli i Sorloth (VIDEO)

Goli i Alvarez (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID: Oblak; Jorente, Le Normand, Lengle, Reinildo; Xhu. Simeone, De Pol, Barrios, Lino; Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone

BARCELONA: Sheznji; Kunde, Kubarsi, Inigo Martínez, Balde; Kasado, Pedri; Lamin Jamal, Dani Olmo, Rafinja; Levandovski.
Trajner: Hansi Flik

PANORAMASPORT.AL

You may also like