(VIDEO) Perinski për Akademinë Shqiptare: Më mirë rritni kualitetin e jetës, sesa të harxhoni para për gjëra të tilla

by admin
Spread the love

Zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, vazhdojnë të kundërshtojnë krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në intervistë për MIA-n, tha se nuk ekziston mundësi ligjore për një gjë të tillë. Madjem ai u sugjeroi kryetarëve të komunave që e kanë parajamëruar këtë Akademi, që më mirë do të ishte rritja e kualitetit të jetës së qytetarëve sesa ndarja e mjeteve për diçka që nuk do të jetë funksion në vitete që pasojnë.

Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Komuna ka mundësi të financojë shoqata dhe organizata joqeveritare, por edhe ato shoqata dhe organizata joqeveritare duhet në një farë mënyre të zbatojnë kompetencat themelore për të cilat pushteti lokal ekziston, që do të thotë se nëse lexohet sakt ligji, mundësi ligjore për Akademi nuk ka”.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski, të mërkurën tha se nuk është mirë që paratë e qytetarëve të harxhohen në organizata joqeveritare.

Të martën, kryetarët e katër komunave me shumicë shqiptare, Gostivarit, Tetovës, Zhelinës dhe Çairit, pjesë të koalicionit VLEN, zhvilluan takim pune me Shoqatën e Akademikëve Shqiptarë. Koalicioni VLEN bëri të ditur se financimi i kësaj akademie fillimisht do të bëhej nga komunat shqiptare, me synimin që më vonë të financohet nga buxheti i shtetit.

Kundër kësaj Akademie u deklaruan edhe partitë opozitare LSDM dhe BDI. Kurse reagim pati edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të cilët thanë se gjatë dekadës së fundit, institucioni ka pasur anëtarë shqiptarë dhe se Maqedoninë e Veriut nuk mund ta përfaqësojë asnjë institucion tjetër në asociacionet akademike ndërkombëtare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like