VIDEO/ Penalltia e akorduar vendosi ndeshjen, Jorgji dhe 5 arbitra shqiptarë shkruajnë historinë në Europë

by admin
Spread the love

 

Enea Jorgji ishte kryesori i ndeshjes së Ligës së Konferencës dje, mes Heidenheim dhe Olimpijas, që u humb nga këto të fundit 2-1. Ndeshje historike kjo për arbitrat shqiptarë, pasi e gjithë trupa e gjykimit të ndeshje europiane ishte e përbërë prej tyre. 

Jorgji

Enea Jorgji qëndronte kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentët e tij dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt. Në VAR ndodheshin Kreshnik Barjamaj si përgjegjës dhe Juxhin Xhaja në AVAR.

Ndeshja u vendos pikërisht me një penallti të akorduar nga Jorgji disa minuta para fundit. Luhej minuta e 83-të e ndeshjes në Gjermani, kur Vaner shënoi për 2 me 1, pasi gaboi fillimisht nga pika e bardhë.

Penalltia: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like