(VIDEO) Opozita i kërkon pushtetit rishqyrtimin e emërimit të kreut të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

by admin
Spread the love

Emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare përplasi sërisht dy partitë më të mëdha maqedonase. LSDM kërkon nga Qeveria ta shqyrtoj edhe një herë këtë vendim, pasi siç thotë bëhet fjalë për partizim brutal dhe të rrezikshëm.

LSDM

Ky partizim me kuadro jo kompetente që do t’i shërbejnë Mickoskit në vend të qytetarëve, është hapi i parë drejt shkatërrimit të institucioneve të sigurisë. LSDM 7 vjet ka bërë përpjekje të mëdha për profesionalizimin e këtyre institucioneve dhe VMRO-DPMNE po përpiqet t’i partizanojë ato për vetëm 100 ditë”.

LSDM është sinonim i partizimit të gjithçkaje që është shtetërore dhe e qytetarëve. Kështu ju kundërpërgjigjen nga VMRO. Derisa LSDM ishte në pushtet, shtojnë ata, vendoste kuadro partiake dhe jokompetente në pozicione kyçe në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Kundërzbulimit.

VMRO-DPMNE

Viktor Dimovski, funksionar partiak, LSD e vendosi në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Erolld Musliu, që udhëhiqte Agjencinë për Kundërzbulim, ndjekte aktivisht funksionarë të VMRO-së, duke e keqpërdorur funksionin e tij. LSD ka barë partizim edhe në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, kur e emëroi Mile Zeçeviq”.

Bojan Hristovski në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare erdhi pasi në këtë pozicion ishte Zarko Milloshevski.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like